Kuriozitet

Pas 20 vjetësh zhdukjeje, gjendet peshku “zombie”

Një peshk “zombie” i cili ishte zhdukur përreth 20 vjet më herët, është rizbuluar në një lumë në një nga qytetet e Victorias.

I vogël e me shumë ngjyra lloji i tij ishte deklaruar i zhdukur në vitin 1998, tash është gjetur në një lum afër Kreangut në vitin 2019 derisa autoritetet janë vënë në kërkim për të parë nëse ka edhe të tjerë.

Speciet e ujërave të ëmbla, të quajtur 'peshk zombie' nga Autoriteti i Menaxhimit të Pellgjeve Veriore të Victoria-s, tani do të shumohen përmes një programi të mbarështimit.

"Shumica e ekipit tonë tërë jetën janë marrë me zhdukjen e specieve të kërcënuara ose të rrezikuara, kështu që të kesh një mundësi për të dëshmuar të kundërtën është diçka e veçantë," tha Adrian Martins nga Departamenti i Mjedisit, Tokës, Ujit dhe Planifikimit të Victoria-s. “Kjo është vërtetë e pabesueshme dhe gjetje e jashtëzakonshme”.

{gallery}