Një punëtor i Kopshtit Zoologjik në Spanjë ka vdekur pasi një elefant e gjinisë femërore e kishte goditur duke e hedhur atë jashtë hekurave të vendit ku qëndronte.
Joaquin Gutierrez Arnaiz, 44 vjeçar ishte goditur nga elefanti me peshë prej 4.4 ton në kopshtin zoologjik në veri të Spanjës, kanë bërë të ditur autoritetet zyrtare, shkruan CNN.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArnaiz ishte dërguar me urgjencë në spitalin më të afërt mirëpo atje kishte vdekur si pasojë e lëndimeve që ka marrë ndërkohë që në momentin që kishte ndodhur sulmi fatal, punëtorët e kopshtit ishin duke pastruar kompleksin ku qëndronte elefanti.
Policia është duke e hetuar rastin ndërkohë që një zyrtar qeveritar ka deklaruar se elefanti që ka goditur Arnaizin kishte infeksion në këmbë dhe sipas të gjitha gjasave ishte shtatzënë.