Lëmsh

Arrestohet emirati pasi kishte vjedhur një deve foshnje për t’ia dhuruar të dashurës për ditëlindje

Arrestohet emirati pasi kishte vjedhur një deve foshnje për t’ia dhuruar të dashurës për ditëlindje
 

Policia e Emirateve të Bashkuara ka arrestuar një person nën dyshimin se ka vjedhur një deve të porsalindur për t’ia dhuruar të dashurës së tij për ditëlindje.

Pronari i foshnjës deve ka raportuar vjedhjen nga ferma në fillim të këtij muaji duke kërkuar nga policia në Dubai që të bëjë kërkime të shpejta. Disa ditë më vonë një person nga ky qytet ka thirrur Policinë, duke u thënë se një deve e humbur është parë në fermën e tij 3 kilometra larg, shkruan AP.