Gjatë çfarëdo ngjarjeje të madhe në vend, spitali i Kansas City kujdeset që t’i përfshijë në festë edhe pacientët më të ri të tyre.
Së fundmi ata kanë vendosur t’i zbukurojnë foshnjat e Repartit të Kujdesit Intensiv Neonatal, me kapele me emblemën e ekipit të futbollit “Kansas City Chiefs”, për ta festuar kështu pjesëmarrjen e këtij ekipi në finalen e madhe “Super Bowl”.
Dhe fansat më të vegjël të këtij ekipi të futbollit amerikan, tashmë janë gati për të bërë tifo.
Përmes një prononcimi për media, spitali ka bërë të ditur se foshnjat e përfshira në këtë projekt, vuajnë nga probleme komplekse shëndetësore dhe tashmë janë bërë pjesë e familjes së sistemit shëndetësor.
“Është argëtuese t’i festosh këto momente domethënëse për Kansas City, sidomos në këtë kohë pandemie”, thuhej në deklaratën e spitalit.
Vitin e kaluar, ekipi “Kansas City Chiefs” dolën triumfues në finalen e kampionatit të futbollit Amerikan “Super Bowl”, që është një nga ngjarjet më të ndjekura në SHBA, derisa sivjet kthehen për herë të dytë me synimin për ta fituar lojën e madhe e cila zë vend më 7 shkurt, dhe ku do të përballen kundër ekipit “Tampa Bay Buccaneers” nga Florida.
{gallery}