Titanosauri mund të kishte peshuar më shumë se 69 tonë. Mbetjet 98 milionë vjeçare të tij mund të tregojnë se ky ishte ndër kafshët më të mëdha që ka ecur në tokë.
Mbetjet e këtij dinozauri për herë të parë u panë në vitin 2012 në provincën Nequen të Patagonisë veriperëndimore, mirëpo ende s’janë gërmuar plotësisht. Sidoqoftë, kockat që janë zbuluar deri më tani sugjerojnë se gjiganti antik mund të ishte një titanosaur, ndoshta më i madhi i zbuluar ndonjëherë.
Titanozaurët ishin ndër sauropodët më të mëdhenj, dionazaur gjigant me qafë të gjatë, që ushqehej me bimë dhe jetoi në periudhën e vonë Jurasike, rreth 163 deri 145 milionë vjet më parë.
“Duke pasur parasysh matjet e skeletit të ri, duket se ky është një pretendent për një nga sauropodët më të mëdhenj, në mos më të mëdhenjtë që janë gjetur ndonjëhere” , ka thënë Paul Barret, një paleobiolog i Muzeut të Historisë Natyrore në Londër.
Studiuesit kanë thënë se sapo të përfundojnë plotësisht kërkimet do jenë në gjendje ta klasifikojnë dinozaurin se cilës familje saktësisht i takon.
“Vendin i gjetjes është shumë i vështirë për t’u arritur, kështu që logjistika është mjaft e komplikuar”, ka thënë Alejandro Otero, një paleontolog, shkruan livescience.
Një gjigant mes gjigantësh
Në vitin 1993 ishte zbuluar një titanosaur i quajtur Argentinosaurus Huinculensis. Ai pretendohej se ishte dinozauri më i madh i zbuluar ndonjëherë në tokë mirëpo më vonë u zëvendësua nga titanosauri i quajtur Patagotitan Mayorum, në vitin 2014.
{gallery}