Kuriozitet

Burri “takohet” me kangurin, thotë se ndjeu frikë të madhe para tij

Një kangur i madh është parë duke u larë në një lum në Margaret të Australisë Perëndimore. Kopshtari Jackson Vincent u takua me të gjatë një shëtitje rutine përgjatë përroit të Boodjidupit.

Ai i tha The Telegraph se filloi të ndjehej i kërcënuar derisa kafsha e egër filloi t’i afrohej atij dhe qenit.

Burri kishte frikë se kafsha muskuloze do sulmonte derisa ka thënë se filloi të bënte disa hapa prapa.

“Ai dukej të ishte të paktën dy metra i gjatë ose më i gjatë dhe duhet të kishte peshuar të paktën 100 kilogramë”, ka deklaruar Vincent.

“Përfundimisht nuk do doja ta merrja atë në një ndeshje boksi”.

Dailymail shkruan se kangurët zakonisht janë kafshë të parrezikshëm, mirëpo nëse ndjehen të kërcënuara, sulmojnë qen apo njerëz.

Kangurët e egër gjithashtu kanë qenë të njohur për të kapur dhe mbytur grabitqarët e perceptuar në një akt vetëmbrojtjeje.

{gallery}

Për të sulmuar një grabitqar, një kangur do të zgjasë thonjtë e tij të mprehtë, duke përdorur bishtin e tij të fortë për të ekuilibruar ndërsa shkel apo lufton kundërshtarin e tij.

Komentuesit në internet vërejtën për trupin muskuloz, gjoksin e fryrë dhe thonjtë e mprehtë.