Dhëmbë të lashtë të peshkaqenit, eshtra të rinoqerontëve, mamutëve dhe kafshëve të tjera të zhdukura –janë zbulimet të rralla që i kanë tërhequr paleontologët rusë në lumin Tobol krejtësisht të akullt, rreth 2,000 kilometra në lindje të Moskës.
Për gati dy dekada shkencëtarët i kanë bashkuar forcat me zhytësit për një gjueti eshtrash në qytetin e Kurganit. Kërkimi bëhet tri metra nën ujë, gjersa temperatura bie në -20 deri -25 gradë celcius.
“Nuk ka kurrfarë shpjegimi për këtë gjë – dukshmëria është shumë më e mirë krahasuar me kohën gjatë stinës së verës apo vjeshtës”.
Gjithashtu dimri është shumë më i mirë për zhytësit, pasi lumi është më i cekët dhe rrjedh më ngadalë.
Zona nënujore e pasur me eshtra, që besohet se është rreth një kilometër, ishte zbuluar nga zhytësit në vitin 2004.
“Nuk ka kënaqësi më të madhe sesa tejkalimi i këtyre vështirësive dhe të shohësh diçka që nuk e ke parë kurrë më parë – artefakte që datojnë para mijëra apo miliona vjetësh. Ju jep kënaqësi dhe emocion të rrallë”.
Lumi është cilësuar si depo e eshtrave antikë dhe shumë të veçantë.
Sipas shkencëtarëve, çdo vit ujërat e lumit zbulojnë një përzierje të mbetjeve antike që i takojnë periudhave të ndryshme gjeologjike, që sillet nga 66 milionë deri në 11 mijë vjet më parë.
Zona dikur ka qenë e mbuluar nga Lumit Perëndimor Siberian i Akullnajave i krijuar përafërsisht 80,000 vjet më parë. Kjo e shpjegon se pse dhëmbët dhe eshtrat e peshkut antik janë në mesin e gjetjeve më të zakonshme të zhytësve.
Zhytësit kanë zbuluar edhe eshtra dhe kafka të demave, kuajve dhe luanëve antikë, gjithashtu edhe vegla që ishin përdorur nga njerëzit e parë.
“Në mesin e zbulimeve të rralla tona ishte një asht i një luani të shpellës – që ishte një gjë jashtëzakonisht e rrallë dhe ende është e vetmja. Sa i përket Detit Turgai, periudha e Lumit Perëndimor Siberian të Akullnajave – kemi gjetur fosile të dhëmbëve të peshkaqenëve – të gjithë janë të vlefshëm, unikë dhe përmbajnë energji fantastike”.
Zbulimet e këtij viti, si zakonisht, do të transferohen te muzetë lokalë, pasi të studiohen nga Akademia Ruse e Shkencave.