Derisa Spanja dhe disa shtete evropiane janë goditur nga acari, Greqia është ndër vendet që po shijon të nxehtin dimëror.
Pamjet e publikuara në internet shfaqin persona që kanë dalë në plazh dhe po shijojnë rrezet e diellit. Këto pamje, thuhet se janë kontrast i madh me disa vende të tjera në Evropën Jugore.
Pos plazheve, edhe parqet publike dhe vende të ecjes thuhet se janë të mbushura.
Me lojëra uji dhe plazhi, disa njerëz po e shfrytëzojnë të nxehtin e rrallë në këtë kohë, njofton BBC.
{gallery}
{gallery}
Greqia është duke përjetuar një periudhë të pazakontë të temperaturave. Matjet e fundit hidrometeorologjike në Athinë tregojnë se temperaturat kanë shkuar në 23 gradë celsius gjatë së hënës. Temperatura mesatare momentalisht është 10 gradë.