Lëmsh

Vallëzimi i djajve në Ekuador këtë vit më ndryshe për shkak të COVID-19

Foto: AP
 

Flisni me djallin dhe ai do të shfaqet, vazhdon thënia në festival. Në Ekuador, kjo thënie vlen edhe gjatë pandemisë.

Festivali i fshatit Andean, i njohur si “Diablada” ose vallëzimi i djajve, është mbajtur më i heshtur të mërkurën për shkak të gjendjes shëndetësore. Por, një grup i vogël njerëzish në kostume djajsh dhe të tjera kostume vallëzuan pa pjesëmarrës, duke respektuar rregullat se nuk mund të mblidhen më shumë se 30 persona, derisa Ekuadori përballet me COVID-19.