Kuriozitet

Shkencëtarët zbulojnë se kangurët mund të flasin me njerëz

Kangurët mund të komunikojnë me njerëzit, tregon një studim i ri.

Një hulumtim i publikuar në BBC, tregon se këto kafshë janë në gjendje të kërkojnë edhe ndihmën e njerëzve.

Hulumtimi gjithashtu sfidon nocionin se vetëm kafshët shtëpiake mund të shfaqin këto sjellje.

Dr. Alan McElligott nga një universitet në Hong Kong thotë se ka qenë sfiduese marrja e një granti për të shkuar drejt Australisë që të bëhet pjesë e një zbulimi të tillë.

Studimi e kishte vetëm një qëllim, se a mund të komunikojnë kangurët me njerëz.

“Kishim 16 kangurë pranë njerëzve, të cilët ishin shfrytëzuar në mënyra të ndryshme në parqe të ndryshme”, tha Dr Alexandra Green nga një universitet në Sydney, po ashtu pjesë e këtij zbulimi.

Studimi qe kryer me një kuti ushqimi që ishte vendosur në tokë dhe kangurët mund ta merrnin ushqimin. Por kur shkencëtarët ua mbyllnin kutinë, si formë testuese, kangurët u drejtoheshin dhe ua kërkonin ndihmën për t’ua hapur kutinë.

Këta studiues bëjnë thirrje tek të gjithë njerëzit që pavarësisht se çfarë kafshe del para jush, shtëpiake apo e egër, duhet ofruar ndihma.