Kuriozitet

Mbretëresha Elizabeth 94-vjeçare nuk i ndahet kalërimit

Mbretëresha Elizabeth II u fotografua teksa shëtiste me kalë rreth kështjellës së Windsor.

94-vjeçarja mbante një shami mëndafshi dhe një pallto bezhë për një udhëtim të qetë, teksa shoqërohej nga një ndihmës.

Mbretëresha dhe bashkëshorti i saj, Princi Philip, 99-vjeç, tradicionalisht e kalojnë sezonin festiv me familjen në Sandringham, në Norfolk.

Por, javën e kaluar u njoftua se çifti do të heqë dorë nga festimet e Krishtlindjes në Sandringham dhe do të qëndrojnë në Windsor, ku ata janë izoluar me një pjesë të vogël të stafit që nga tetori për shkak të pandemisë. \ a2news