Kuriozitet

Vizita e babadimrit dyshohet se i infektoi me koronavirus 75 persona në Belgjikë

Një vizitë në një shtëpi të kujdesit në Belgjikë nga babadimri thuhet se iu kushtoi 75 personave. Këta u infektuan me koronavirus ndërsa njëri vdiq.

Shtëpia e kujdesit thuhet se gaboi kur e pranoi “plakun” për vizitë. Këtë e hodhën në dyshim edhe nga komuna e Molit në rajonin e Flandersit.

“Nevojitet një kërkim me i thellë për të ardhur në përfundim se vizita e tij shkaktoi këtë përhapje të koronavirusit në shtëpinë e kujdesit”, tha një zyrtar, duke shtuar se 61 banorë dhe 14 anëtarë të stafit kanë rezultuar pozitivë.

6 dhjetori është data kur belgët zgjohen herët dhe nxitojnë të takojnë burrin e quajtur babadimër, prej të cilit presin dhurata.

Njeriu që luajti babadimrin në ditën e vizitës, doli pozitiv derisa u tha se ai nuk ndihej i sëmurë.

“Vizitori nuk hyri në çdo dhomë. Udhëheqësit na siguruan se ai i vizitoi vetëm disa zona”, thuhet në njoftimin e komunës për CNN.

Belgjika është prekur rëndë nga koronavirusi. Deri më tani kanë regjistruar 608.137 raste pozitive dhe 17.951 vdekje.