Lëmsh

Ndalohen planet e Teslas për ndërtimin e një fabrike në Gjermani shkaku i gjarpërinjve e hardhucave

Ndalohen planet e Teslas për ndërtimin e një fabrike në Gjermani shkaku i gjarpërinjve e hardhucave
 

Tesla është urdhëruar sërish të pezullojë përgatitjet për ndërtimin e një fabrike të veturave në Gjermani, pas një ankese të suksesshme në gjykatë të ambientalistëve, shkruan BBC.

Prodhuesi i veturave elektrike ka qenë duke pastruar tokën në një zonë malore në afërsi të kryeqendrës Berlinit, për ndërtimin e fabrikës së saj evropiane për vetura dhe bateri.