Kuriozitet

Kapsula SpaceX Dragon niset drejt stacionit hapësinor

Descriptive Text

Pas shtyrjes për shkak të motit të keq, kapsula SpaceX Dragon u lëshua të hënën me raketën Falcon 9 në Kennedy Space Center në Cap Canaveral (Florida).

Lëshimi në emër të NASA-s, nga kompania e Elon Muskut, vendos në orbitë një ngarkesë vendimtare për kërkimin në fushën e shkencave të jetës.

Kapsula pa pilot e kompanisë është e destinuar në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar për të livruar rreth tre tonë nga prodhimet e nevojës së parë dhe materiale për eksperimente shkencore në bord.

Midis këtyre ka edhe organe mini, të ashtuquajturat organoide, që synojnë të përmirësojnë njohuritë mbi efektet që ka qëndrimi në hapësirë ​​në trupin e njeriut, në funksion të misioneve të ardhshme të astronautëve në Hënë dhe Mars. \ A2news