Kuriozitet

Pamjet tregojnë çarje të shumta në ajsbergun më të madh në botë

Një aeroplan i Forcave Ajrore Mbretërore ka arritur të nxjerrë fotografi të ajsbergut më të madh në botë.

Fotografitë tregojnë çarje të shumta, copa të panumërta të akullit që kanë rënë dhe ato që duken si tunele të cilat shtrihen përgjatë vijës së ujit.

Aeroplani fluturoi mbi bllokun e njohur si A68a për të vëzhguar gjendjen e ajsbergut, shkruan BBC.

Imazhet e satelitit në javët e fundit kanë sugjeruar se skajet e A68a po shkatërrohen me shpejtësi.

Veprimi i valëve të shpeshta po shkatërrojnë fragmente të panumërta nga ai. Por, disa nga pjesët e shkëputura janë objekte me rëndësi dhe do gjurmohen për shkak të rrezikut shtesë që do të paraqesin për transportuesit.

Ekspertët janë të befasuar se ajsbergu nuk ka humbur ende pjesën më të madhe të tij. Shumë prej tyre mendojnë se do të ndahej në pjesë të shumta qysh kohë më parë.

{gallery}