Kuriozitet

Kina me një mision të ri në Hënë

Kina me sukses ka ulur një sondë tjetër në Hënë. Misioni robotik “Chang’e – 5” është ulur në Hënë sot, me synim për të mbledhur mostra nga gurët dhe pluhuri dhe për t’i sjellë ato në tokë, shkruan BBC.

Misioni ka shënjestruar Mons Rumkerin, një kompleks të lartë vullkanik në afërsi të rajonit që njihet si Oceanus Procellarum.

Misioni pritet të zgjasë disa ditë, ku do të kontrollohet terreni dhe po ashtu do të mblidhet material.

Synimi është për të marrë rreth 2 kilogramë material e të transportohen në tokë.