Lëmsh

Popullata e kalit të qyqes në Shqipëri gjendet në 9 territore

Popullata e kalit të qyqes në Shqipëri gjendet në 9 territore
 

Tiranë, 1 dhjetor - Popullata e kalit të qyqes në Shqipëri gjendet në 9 territore, e shtrirë në zonën e Mallakastrës, Tepelenës, Gjirokastrës dhe Përmetit.

Monitorimi i popullatës së kalit të qyqes, është një iniciativë që grupe studimore nga 14 vende të Ballkanit, Afrikës dhe Lindjes së Mesme, në kuadër të projektit të LIFE “Jetë e Re për Kalin e Qyqes”, ndërmarrin vit pas viti për të identifikuar ndryshimet në popullatë apo dhe në shpërndarjen e territoreve në vendet e Ballkanit apo Afrikë.