Lëmsh

Zbulohen gjurmë të ADN-së në pikturat e Da Vinçit

Zbulohen gjurmë të ADN-së në pikturat e Da Vinçit
 

Një grup kërkuesish kanë zbuluar gjurmë AND-je në pikturat e Leonardo da Vinçit dhe disa besojnë se ato mund t`i përkasin vetë mjeshtrit të madh. Veprat e da Vinçit njihen si bartëse të mjaft mistereve, që edhe 500 vjet nga krijimi i tyre vazhdojnë të ngjallin shumë kërshëri.

Së fundi janë zbuluar gjurmë ADN-je dhe bakteresh të vjetra në disa prej skicave më të famshme të tij, që përcjellin lloj-lloj informacionesh mbi gjeografinë e zonave nëpër të cilat kanë kaluar.