Lëmsh

Verikoreani e kalon rrethojën 3 metra të lartë pa ndezur alarmin

Verikoreani e kalon rrethojën 3 metra të lartë pa ndezur alarmin
Foto: AP
 

Një verikorean ka befasuar autoritetet në Kore të Jugut, pasi ka thënë se e ka kapërcyer një rrethojë afro 3 metra të lartë, gjatë ikjes së tij nga Koreja e Veriut, njofton “Independent”.

Personi, ende në të 20-tat, është marrë në pyetje pasi është kapur në Kore të Jugut dhe ka thënë se është ish-gjimnast dhe ka “kapërcyer rrethojën 3 metra të lartë” që ndanë dy shtetet në zonën e demilitarizuar, raporton “The Korea Herald”.