Lëmsh

Pavarësisht pandemisë, miliona amerikanë planifikojnë udhëtime për festë

Foto: Ilustrim
 

Dhjetëra miliona amerikanë pritet të mblidhen me familjen dhe miqtë këtë javë, pavarësisht paralajmërimeve nga zyrtarët shëndetësorë se festa e Falënderimeve mund të çojë në një shpërthim të infektimit me koronavirus.

Mesatarisht rreth 178.000 raste të reja me koronavirus regjistrohen çdo ditë në Shtetet e Bashkuara, ndërsa hospitalizimet janë dyfishuar që nga fillimi i muajit në 86,000, duke bërë që sistemi shëndetësor të jetë nën presion.