Kuriozitet

Gjarpri i madh fshihet brenda motoçikletës

Një gjarpër i madh është gjetur i fshehur brenda një motoçiklete në veri të Indisë, raporton agjencia Reuters.

Pitoni me peshë 15 kilogramë është gjetur këtë fundjavë. Sipas banorëve të Ambikapurit, që gjendet në shtetin Chattisgarh, pitoni iku nga një shtëpi dhe u fsheh në një skuter që gjendej i parkuar jashtë.

Banorët telefonuan shpëtimtarët e gjarpërinjve që punuan për më tepër se një orë derisa e larguan pitonin nga motoçikleta.