Fotografi i botës së egër, Arian Mavriqi, ka sjellë sërish pamje interesante të faunës në trojet shqiptare.
Ai ka publikuar sot një video të veçantë të dhelprës së kuqe, transmeton KOHA.
Mavriqi e cilëson këtë si videon më të mirë që ka kapur të dhelprës së kuqe.
“Përkundër faktit që kishte mbeturina midis rrugës, mendoj që kjo video e dhelprës së kuqe (vulpes vulpes) është e veçantë dhe ndoshta më e mira e realizuar nga unë ndonjëherë”, ka shkruar Mavriqi.
Ai ka bërë të ditur gjithashtu se video është incizuar në muajin nëntor në Kamenicë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.