Lëmsh

“Fugaku” japonez ruan pozitën e kompjuterit më të shpejtë në botë

“Fugaku” japonez ruan pozitën e kompjuterit më të shpejtë në botë

Tokio, 18 nëntor - Superkompjuteri i prodhimit japonez “Fugaku” sërish është shpallur kompjuteri më i shpejtë në botë në listën e TOP500 me 442.010 teraflop në sekondë.

Në listën TOP500, zgjedhja e superkompjuterëve më të shpejtë në botë, e cila azhurnohet dy herë në vit, Fugaku i Japonisë fitoi vendin e parë në qershor, ndërsa e ruajti pozitën në nëntor.