Kuriozitet

Singapori zhvillon testin që do të mund ta identifikojë COVID-19 brenda pak sekondash

Një kompani në Singapor ka zhvilluar një test për koronavirus, me të cilin thotë se bëhet e ditur brenda pak sekondash, nëse njerëzit janë të infektuar.

Breathonix, një firmë e njohur që merret me testime mjekësore ka bërë me dije se ky test ka efekt të saktë deri në 90%. Ajo deri më tani me pilot-testim, ka testuar rreth 180 persona.

Vendet e tjera të botës janë duke bërë hulumtime alternative për testimin e njerëzve për t’i ikur testimit përmes hundës apo testit PCR.

Breathonix është duke zgjeruar testimet e tij në Singapor dhe shpreson se do e arrijë 100% e rezultatit, duke marrë më pas aprovimin për të dalë në treg, shkruan metro.co.

Kompani ka bërë me dije se ky testim do të kushtontë rreth 20 dollarë.