Një monedhë e lashtë ari e përshkruar si një “festë e paturpshme” mbi vrasjen e Jul Çezarit, ka vendosur rekord për monedhën më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë në ankand.
Monedha u ble nga një person që preferoi të mbetet anonim për 3.5 milionë dollarë dhe mban një portret të Marcus Junius Brutus, një nga udhëheqësit në vrasjen e Çezarit në vitin 44 p.e.s..
Ajo gjithashtu mban shpatat e përdorura nga Brutusi dhe bashkëpunëtori i tij, Cassiusi, në vrasjen e gjeneralit në Teatrin e Pompeyt në Romë, “kapelën e Lirisë” si dhe një veshje simbolike që u jepej skllevërve për lirinë e tyre.
Monedha u lëshua nga Brutusi dy vjet pas vrasjes së Çezarit, në vitin 42 p.e.s..
Pavarësisht vjetërsisë së saj, ajo është në gjendje të mirë dhe një nga tre monedhat e vetme të tilla në botë.
Çmimi rekord i mëparshëm për një monedhë romake ishte vendosur në vitin 2008, kur një monedhë bronzi e Perandorit Hadrian u shit për rreth 2.5 milionë dollarë. \ A2news