Kuriozitet

Zbulohet një dinozaur i para 70 milionë viteve

Në provincën La Rioja, në veri të Argjentinës, janë gjetur mbetjet e dinozaurëve, afërsisht i 70 milionë viteve më parë.

Guvernatori i La Rioja, Ricardo Quintela njoftoi në Twitter se shkencëtarët kanë zbuluar një fole me fosile të dinozaurit dhe qindra vezë në rajonin Santa Domingos të Vinchina në rajonin e La Rioja-s.

Quintela shpjegoi se ky zbulim u publikua në revistën “Communications Biology” ndërsa fosilet e dinozaurëve u përkasin dy specieve të reja të dinozaurëve të njohur si barngrënës “Titanosaurs”.

Ai deklaroi se zbulimi, i cili është rezultat i një studimi 5-vjeçar është shumë i rëndësishëm dhe do të kontribuojë në turizmin në rajon.