Lëmsh

Invazioni i gaforres së Arktikut në brigjet e Norvegjisë, alarm për ambientalistët

Invazioni i gaforres së Arktikut në brigjet e Norvegjisë, alarm për ambientalistët

Përhapja e vazhdueshme e gaforres Kamçatka në brigjet veriore të Norvegjisë i ka dhënë impuls ekonomisë së rajonit të dobët. Por ky burim i ri i të ardhurave për banorët është këmbanë alarmi për ambientalistët.

Banorët e Bugöynes në afërsi të kufirit me Rusinë para 30 vjetësh e ofruan fshatin e tyre në një anonsë në gazetë për shitje, për të tërhequr vëmendjen për gjendjen e dëshpëruar ekonomike. Por papritur një kafshë migrante nga Rusia e ka shndërruar këtë zonë bregdetare tashmë në një minierë ari: Fjala është për gaforren e Alaskës, apo më saktë gaforres së Kamçatkës.