Lëmsh

Princesha e Belgjikës takon për herë të parë vëllain mbret

Princesha e Belgjikës takon për herë të parë vëllain mbret

llPrincesha e Belgjikës, Delphine më në fund ka takuar gjysmë vëllain e saj, Mbretin Philippe, për të parën herë, pas betejës së saj të suksesshme ligjore që i dha të drejtën e përdorimit të titullit mbretëror.

Të dy ata patën një takim të ngrohtë të premten e kaluar – thuhej në llogarinë e familjes mbretërore në Facebook. Princesha, 52 vjeç, ka kaluar vite duke luftuar që të njihej si fëmijë e ish mbretit Albert, transmeton TCH. Ai pranoi atësinë në janar. Një gjykatë më vonë i dha asaj të njëjtat të drejta dhe tituj si fëmijët e tij të martesës.