Kuriozitet

Shanin vizitorët në kor, merret masa ndaj 5 papagajve

Descriptive Text

Autoritetet në një kopsht zoologjik në Lincolnshire, Angli, vendosën të ndanin 5 papagaj, pasi kishin mësuar fjalë fyese dhe shanin vizitorët.

Papagajtë Billy, Eric, Tyson, Jade dhe Elsie iu bashkuan kolonisë prej 200 papagajsh gri në “Qendrën e Jetës së Egër” në Lincolnshire në muajin gusht dhe shumë shpejt mësuan të shanin me fjalë të pista.

Drejtori i qendrës, Steve Nichols deklaroi për “Daily Mail” se punonjësit e vunë re shumë shpejt se papagajtë kishin nisur të thoshin fjalë të pista. “Megjithatë nuk kishim parë që të shanin 5 zogj në të njëjtën kohë”, tha ai, përcjell A2News.

Sipas tij, për papagajtë nuk ishte ankuar askush prej vizitorëve, por ata morën masa t’i ndanin e t’i vendosnin në cepa të ndryshëm të kopshtit që sharjet e tyre në kor të mos dëgjoheshin nga fëmijët.

Parku i Lincolnshire është shtëpia dhe e një papagalli tjetër të quajtur Chico, i cili u bë i famshëm një muaj më parë pasi këndoi këngën e njohur të Beyonce “If I Were a boy”.