Kuriozitet

“Çajniku” kinez 15cm i vogël shitet për 390,000 funta

Një "çajnik" i vogël kinez është gjetur në një garazh dhe është shitur për 390,000 funta në ankand.

Kjo enë historike besohet se është një në katër të tilla të vetme në botë dhe se ishte destinuar për një dyqan bamirësie. 

Me vetëm 15cm e vogël, "çajniku" mori një ofertë fillestare për 100,000 funta, ndërsa iu deshën vetëm 11 minuta që të shitej për pothuajse 10 herë më shumë se sa ishte menduar në fillim.

Fillimisht shitësit shpresonin se ‘thesari’ i shekullit të 18-të do të arrinte mes 20,000-40,000 funta, para se të arrinte vlerësimin e para-shitjes për 150,000 funta, shkruan DailyMail. 

Ekspertët në Hansons gjetën "çajnikun, për të cilin besojnë se mund të jetë përdorur nga mbreti kinez Qianlong nga shekulli i 18-të si enë për verë.

Ndërsa shitësi i "çajnikut", një punëtor nga Swadlincote thotë se gjyshi i tij e kishte sjellë gjatë Luftës së Dytë Botërore nga Lindja e Largët.

51-vjeçari konfirmon se kishte konsideruar ta dërgonte "çajnikun" në një dyqan bamirësie.

“Ne besojmë se është sjellë nga Kina në Angli nga gjyshi im i cili ishte vendosur në Lindjen e Largët gjatën Luftës së Dytë Botërore”, ka thënë ai.

“Nëna ime ka vdekur para 17 vjetëve, babai para nëntë vjetëve, kështu që ena ka përfunduar në një papafingo në Newhall. Më vonë është larguar nga atje dhe është dërguar në garazhin e një të afërmi në Church Gresley”, shton ai, transmeton KOHA.

Tetë ofertues nga bota, përfshirë Kinën dhe Amerikën, përmes telefonit janë përplasur për të fituar atë nga ankandi, i cili është siguruar nga një blerës nga Londra.

“Çfarë gjetje, e destinuar për dyqan bamirësie dhe për të mos u parë, tani e destinuar për t’u bërë lajm botëror”, ka thënë Charles Hanson nga ankandi Hansons

{gallery}