Lëmsh

Edhe shtatë vjet deri në shpenzimin e karbonit në Tokë tregon “Ora klimatike”

Edhe shtatë vjet deri në shpenzimin e karbonit në Tokë tregon “Ora klimatike”

Një ore e re digjitale e quajtur “Ora klimatike”, e cila është instaluar në Manhattan Union Square, është duke numëruar së prapthi kohën që na ka mbetur deri në sekondën që kapaciteti i karbonit në Tokë do të shkojë në zero.

Në kohën e zbulimit të kësaj ore, që ndodhi të hënën me 21 shtator nga artistët dhe bashkëkrijuesit Gan Golan dhe Andreew Boyd, “Ora klimatike” tregonte që kanë mbetur 7 vite dhe 102 ditë duke u bazuar në të dhënat e tanishme lidhur me shpenzimin e karbonit, transmeton Koha Jonë.