Lëmsh

NASA: Dielli është ”zgjuar”

NASA: Dielli është ”zgjuar”

Kaliforni, 23 shtator – Dielli është ”zgjuar” dhe po ”ngroh motorët” e tij magnetikë, njoftuan ekspertët e NASA dhe Agjencia Amerikane për Atmosferën dhe Oqeanet (NOAA), që gjithashtu parashikojnë rritjen graduale të fenomeneve që lidhen me aktivitetin diellor, të tilla si shpërthimet që mund të shkaktojnë stuhi magnetike në Tokë, me ndikime te satelitët dhe rrjetet e sistemeve elektrike.

Për momentin, megjithatë, Dielli i ”sapozgjuar” është ende i qetë dhe pritet që rritja e aktivitetit të tij të ndodhë shumë gradualisht.