Lëmsh

Jetën mund të ta shpëtojë edhe një...çantë termike!

Jetën mund të ta shpëtojë edhe një...çantë termike!

Xhakarta, 22 shtator – Një peshkatar indonezian mbijetoi tri ditë në det duke u kapur pas një çante termike pasi anija e tij u mbyt javën e kaluar nga ishujt Molucca, deklaroi një zyrtar.

”Udin Diman, 46 vjeç, doli në det për të kapur peshk më 14 shtator, por anija e tij u mbyt në det të hapur”, theksoi Muhamad Arafah, kreu i agjencisë së kërkimit dhe shpëtimit në ishullin Ternate.