Kuriozitet

Një në 1500 japonezë është 100-vjeç

Një në 1500 njerëz në Japoni tani janë të moshën 100-vjeç, thonë të dhënat e qeverisë.

Zyrtarë thonë se numri i 100-vjeçarëve ka arritur në mbi 80,000 për herë të parë këtë vit.

Janë gjithsej 80,450 njerëz të cilët kanë arritur moshën 100-vjeç, 9176 më shumë se vitin e kaluar, shkruan CNN.

Raporti tregon po ashtu se gratë në Japoni kanë më shumë gjasa të jetojnë 100 ose më shumë vjet, me gjithsej 88 për qind të tyre të cilat arrijnë në qindvjeçarë.

Japonia ka filluar të dokumentojë numrin e qindvjeçarëve që nga viti 1963, transmeton KOHA. Në atë kohë, ishin vetëm 153 njerëz në atë moshë. Por, në vitin 1988 ato u rritën në 10,000.

Personi më i vjetër në botë, japonezja 117-vjeçar Kane Tanaka nga Fukuoka është shpallur si më e vjetri nga Guinnes, vitin e kaluar.