Kuriozitet

Në Indonezi ata që i thyejnë rregullat e vënies së maskës, urdhërohen të hapin varre për viktimat e COVID-19

Descriptive Text

Tetë persona janë dënuar në ishullin Java, për faktin se kanë dalë nga shtëpia pa maska dhe kështu janë detyruar të hapin varre në një varrezë publike të qytetit, për personat që kanë vdekur nga koronavirusi.

Zyrtarët shpresojnë se ky lloj dënimi do të shërbejë si masë parandaluese për të gjithë ata persona që i shkelin rregullat e sigurisë së vendit, në luftën kundër pandemisë, transmeton Koha.

“Aktualisht në ishullin tonë janë vetëm tre gërmues të varreve në dispozicion, prandaj mendova se është ide e mirë t’i detyrojmë këta njerëz që të punojnë për ta. Shpresoj se ky dënim do ta ketë një efekt parandalues ndaj shkeljeve të rregullave të sigurisë”, ka deklaruar kryetari i rrethit Cerme, Suyono.

Besohet se personave të ndëshkuar u është thënë të mos i gërmonin varret në grupe prej dy vetash, por nuk u është kërkuar të marrin pjesë në shërbimet e varrimit.