Romë, 15 shtator – Mund të ketë një përbërës që mungon në recetën e lëndës së errët, një përbërës misterioz që zë 25% të universit, sipas hulumtimit të botuar në “Science” nga astrofizikanët italianë të Observatorit të Bolonjës të Institutit Kombëtar të Astrofizikës (INAF).
“Ka një mospërputhje të papritur midis vëzhgimeve dhe modeleve teorike, që parashikojnë sesi lënda e errët duhet të shpërndahet në grupe galaktikash”, vlerësuan ata.
Falë të dhënave të mbledhura me Teleskopin Hapësinor Hubble të NASA-s, Agjencinë Europiane të Hapësirës (ESA) dhe Teleskopin e Observatorit të Europës Jugore (ESO) në Kili, astronomët kanë zbuluar një detaj shqetësues në mënyrën me të cilën sillet lënda e errët.
Ata gjetën përqendrime të vogla dhe të dendura të saj, që e përthyejnë dhe e zmadhojnë dritën shumë më intensivisht nga sa pritej.
Si rezultat, disa përbërës mund të mungojnë në “recetat” aktuale, që përshkruajnë lëndën e errët, sepse ajo nuk lëshon, thith ose pasqyron dritë.
Prania e saj njihet vetëm përmes tërheqjes së saj gravitacionale mbi lëndën e dukshme/ANSA.