Kompania e ëmbëlsirave Lindt ka hapur një muze për çokollatë në Zurich të Zvicrës.
E quajtur "Shtëpia e Çokollatës Lindt", ajo është hapur më 13 shtator ku janë ftuar admiruesit të futen brenda markës për një mori eksperiencash.
Muzeu është hapur nga Fondacioni Kompetent i Çokollatës Lindt me qëllimin që të promovojë çokollatën që prodhohet në Zvicër, transmeton KOHA.
Muzeu përfshinë një ekspozitë prej 16,000 metra katrorë të historisë së çokollatës, një dhomë testimi, një linjë prodhimi me pamje të hapur, klasa për prodhimin e çokollatës dhe dyqani më i madh në botë i çokollatës Lindt.
“The piece of resistance” është një fontanë 30 metra prej së cilës rrjedh “çokollatë e shkrirë” në një pjesë tjetër të çokollatës e modeluar nga Lindor të njohura si "truffle", shkruan The Sun.
“Fontana e çokollatës është pjesa kryesore e Shtëpisë Lindt të Çokollatës”, ka thënë Ernst Tanner, president i Fondacionit.
Anëtari i Këshillit Federal zviceran, Ueli Maurer ka theksuar rolin e rëndësishëm që luan çokollata për Zvicrën.
“Çokollata është pjesë e identitetit tonë kombëtar dhe industria e çokollatës është sektor ekonomik jashtëzakonisht i rëndësishëm për vendin tonë”, tha ai.