Kuriozitet

Ushtria meksikane sekuestron “tankun” primitiv të një karteli të drogës

Trupat e Gardës Kombëtare të Meksikës arritën të sekuestrojnë një “tank” primitiv të ndërtuar nga një kartel droge.

Sekuestrimi u bë ndërsa ushtarët ishin duke kryer një operacion rutinë në Apatzingan, në qytezë në Michoacan.

Automjetit i ishin vendosur fletë të shumta çeliku, të cilat e mbronin atë nga sulmet nga të gjitha drejtimet.

Sipas mediave lokale, automjeti i blinduar ishte braktisur nga karteli i drogës “Los Viagras”, i cili mendohet të jetë formuar në vitin 2014. Në atë kohë, shefi i policisë së Michoacan kërkoi ndihmë nga ky kartel për eliminimin e liderit të kartelit “Los Caballeros Templarios”.

Sipas “Daily Mail”, ky kartel droge është sot në luftë me kartelin “Jalisco New Generation”.

{gallery}