Kuriozitet

Hapësira e parë për koncerte me distancim social në Britani

Në Britani, koncertet po mbahen sërish, por këtë herë me distancim social.

E tërë hapësira ku po mbahen këto koncerte është e dizajnuar në mënyrë të posaçme për të mundësuar largësinë prej 2 metrave, me muzikë në ambient të hapur dhe vend për të vallëzuar.

Kjo hapësirë në veri të Anglisë ka 500 hapësira të ndara ku mund të hyjnë nga pesë njerëz, andaj maksimumi i personave mund të jetë deri në 2500. Aty mund të shkohet me veturë ose biçikletë. Fatkeqësisht nuk mund të rrihet gjatë natës.

Kur njerëzit blejnë biletë, atyre ju përcaktohet kohë specifike kur duhet të arrijnë si dhe vend specifik përbrenda hapësirës, për të siguruar shmangien e turmave. Për arsye të njëjtë, njerëzit që dalin nga ky vend nuk mund të kthehen sërish brenda deri sa zgjatë koncerti.

Pijet dhe ushqimi porositen, kështu duke eliminuar rendet e njerëzve për të blerë pije, dhe porosia bëhet me anë të një aplikacioni.

Koncerti i parë në këtë vend u mbajt nga këngëtari Sam Fender, por edhe shumë artistë dhe bende tjera pritet të mbajnë koncerte gjatë muajve që vijnë. Pos koncerteve këtu do të mbahen edhe peformanca të komedianëve të njohur.

Edhe pse shumica e njerëzve janë të lumtur që mund të dëgjojnë muzikë në një koncert të hapur, disave ju mungon turma dhe rrëmuja. Sidoqoftë, të gjithë pajtohen se është shumë më mirë se të dëgjohet muzika nga ndonjë veturë apo të qëndrohet në shtëpi, shkruan Bored Panda.