Kuriozitet

Ngordh qeni i parë që rezultoi pozitiv me Covid-19

Qeni i parë që rezultoi pozitiv me koronavirus në Karolinën e Veriut ka ngordhur.

Qeni që kishte shfaqur shenja shqetësimi në frymëmarrje, u dërgua në Spitalin Shtetëror Veterinar të NC më 3 gusht.

Ai përfundoi duke iu nënshtruar sëmundjes akute dhe pronari njoftoi stafin në Spitalin veterinar që një anëtar i familjes kishte rezultuar më parë pozitiv me Covid-19, transmeton oranews.

Sipas NCDHHS, mostrat nga kafsha u morën dhe më pas për u dërguan drejt laboratorit për të kuptuar a ishte i infektuar me koronavirusin apo jo.

Familja së bashku me zyrtarët e Shëndetit shtetëror dhe Departamendi i Karolinës së Veriut për Bujqësi dhe Shërbime të Konsumatorit u njoftuan menjëherë për rezultatin pozitiv.

“Nuk ka asnjë indikacion akoma nëse qentë mund të trasmetojnë virusin te kafshët e tjera, kështu që nuk ka asnjë justifikim në marrjen e masave kundër kafshëve”, tha veterineri i Shtetit, Dr Doug Meckes në deklaratën e dhënë për NCDHHS-në.