Dy tinejxhere nga India, me ndihmën e fotografive nga teleskopi i Universitetit në Haëai e kanë zbuluar një asteroid që po lëviz drejt tokës, ka bërë të ditur Instituti indian për Shkenca Hapësinore.
Asteroidi aktualisht ndodhet afër Marsit, ka bërë të ditur SPACE India, institute privat në të cilin e kanë kryer trajnimin këto dy 14-vjeçare, raporton HINA.
“Gëzohem që do ta kemi mundësinë t’ia vëmë emrin asteroidit”, ka thënë Vaidehi Vekarija, që ka shtuar se një ditë dëshiron të bëhet astronaute.
Asteroidi, të cilin shkencëtarët e kanë quajtur HLV2514, mund të “pagëzohet” formalisht vetëm pasi NASA ta konfirmojë shtegun e tij.