Lëmsh

49-vjeçari konfirmohet me koronavirus 15 herë brenda tre muajve

49-vjeçari konfirmohet me koronavirus 15 herë brenda tre muajve

Prej tre muajsh, një 49-vjeçar nga Ekuadori që jeton në Itali, ka rezultuar pozitiv ndaj testit të koronavirusit plot 15 herë.

Sipas testeve, Milko Mieles, 49 vjeç ka Covid-19, por është asimptomatik. Për këtë arsye, meqenëse mund të infektonte njerëz të tjerë, ai ka jetuar në izolim që nga 17 prilli, pa mundur të dalë ose të shohë gruan dhe fëmijët e tij. “Jam demoralizuar”, tha burri për La Stampan.