Kuriozitet

Alarm në SHBA, regjistrohet rasti i parë i murtajës bubonike

Descriptive Text

Një ketër ka rezultuar pozitiv për murtajën bubonike në Kolorado. Sipas zyrtarëve të Shëndetit, ketri është rasti i parë i murtajës në Qytetin e Morrisonit, në Jefferson, që ndodhet rreth 17 milje në jugperëndim të Denverit.

“Murtaja është një sëmundje infektive e shkaktuar nga bakteret Yersinia pestis, dhe mund të merret nga njerëzit dhe kafshët shtëpiake,” shkruajnë zyrtarët e shëndetit publik, raporton Fox News, transmeton TCH.

Sidoqoftë, nëse merren masat e duhura, rreziku i marrjes së murtajës është “jashtëzakonisht i ulët”, shtuan ata. Njerëzit mund të infektohen përmes kafshimeve nga pleshtat ose kafshët e infektuara.

Departamenti i shëndetit publik në vend këshilloi personat që kanë kafshë shtëpiake që të konsultohen me një veteriner nëse dyshojnë se ato mund të jenë të infektuara.

Gjithashtu, pronarët e kafshëve shtëpiake që jetojnë pranë habitateve të jetës së egër, duhet të pyesin veterinerin për kontrollin e pleshtave.

Simptomat e murtajës mund të përfshijnë ethe të larta, të dridhura, dhimbje koke dhe vjellje, midis shenjave të tjera, që ndodhin brenda një jave nga ekspozimi. Sidoqoftë, sëmundja mund të mjekohet me antibiotikë pas diagnostikimit të hershëm.