Kuriozitet

Amsterdam, virusi luftohet me ujërat e zeza

Descriptive Text

Në një impiant të ujërave të zeza në Amsterdam, mostrat e mbetjeve fekale po mblidhen me kujdes dhe po dërgohen në Institutin për Hulumtim të Ujit.

Material gjenetik nga virusi që mund të gjendet në rrjetin e kanalizimeve të komunitetit mund të përdoren për të sinjalizuar për rastet me infeksion.

Hulumtuesit holandezë thonë se mbledhja e të dhënave nga ujërat e zeza mund të shfrytëzohen për të krijuar një pasqyrë më të qartë nëse ka ngritje të rasteve të reja.

Mbi këtë bazë, mund t’u jepen rekomandime institucioneve përkatëse të shëndetësisë.

Drejtuesit e institutit thonë se do t’i informojnë zyrtarët nëse ka dëshmi të mjaftueshme shkencore për ndonjë mbyllje lokale vendbanimesh.

Hulumtuesit e këtushëm besojnë se informacionet e kanë bërë të mundshme të ketë një pasqyrim më të kompletuar të përhapjes së virusit në mesin e popullsisë lokale.

Të dhënat e deritanishme kanë treguar se gjysma e pacientëve me virus mund të identifikohen nëpërmjet mostrave të nxjerra nga rrjeti i kanalizimit të ujërave të zeza.