Lëmsh

Teleskopi i ri në kërkim të planetit të 9-të më të madh se Toka

Teleskopi i ri në kërkim të planetit të 9-të më të madh se Toka

Shkencëtarët mendojnë se një planet më i madh se Toka gjendet në pikën më të largët të sistemit tonë diellor.

Tani një teleskop i ri mund të konfirmojë besimin e tyre dhe të ndryshojë hartën e sistemit diellor. Gjetja e provave se një planet më i madh se Toka gjendet në skajet e sistemit tonë diellor, do të ishte një moment i madh. Por për astronomin Skot Sheppard, nga instituti i shkencës Karnegi në Uashington, gjithçka është më e thjeshtë.