Lëmsh

Dënohet kërcimtarja në Egjipt për “nxitje shfrenimi” në media sociale

Dënohet kërcimtarja në Egjipt për “nxitje shfrenimi” në media sociale

Një kërcimtare e profilit të lartë në Egjipt, Sama el-Masry, u dënua me tre vjet burg dhe 18,500 dollarë dënim të shtunën për nxitje të shfrenimit dhe imoralitetit, si pjesë e masave të rrepta ndaj postimeve nëpër mediat sociale në këtë shtet, shkruan Reuters.

El Masry u arrestua në prill gjatë një hetimi të videove dhe fotografive nëpër mediat sociale, të cilat prokuroria i përshkroi si të shfrenuara, transmeton KOHA.