Lëmsh

Sinjali misterioz nga hapësira që përsëritet prej dy vjetësh çdo 16 ditë befason shkencëtarët

Sinjali misterioz nga hapësira që përsëritet prej dy vjetësh çdo 16 ditë befason shkencëtarët

Sinjale misterioze kanë ardhur nga hapësira prej më shumë se 500 ditësh dhe shkencëtarët nuk janë të sigurt përse. Valët e përsëritura të radios që mbërrijnë nga një pikë në qiell kanë ngritur më shumë pyetje sesa përgjigje. Sinjalet thuhet se përsëriten çdo 16 ditë. Ato u regjistruan për herë të parë nga teleskopi CHIME në Kanada.

Burime i tyre nuk është zbuluar ende. Edhe pse kjo mund të duket jashtëzakonisht e ngjashme me filmin “ Independence Day”, sinjalet nuk mendohet se vijnë nga të huajt të gatshëm për të sulmuar planetin. Shpërthimet e shpejta të radios (FRB) janë një fenomen hapësinor që i ka mahnitur për vite të tëra astronomët.