Lëmsh

Zbulohet monumenti i rrallë neolitik pranë Stonehenge

Zbulohet monumenti i rrallë neolitik pranë Stonehenge
 

Arkeologët kanë zbuluar një unazë pusesh parahistorike, të gërmuara mijëra vjet më parë pranë Stonehenge. Punimet në terren kanë gjetën dëshmi të një rrethi të gjerë 2 km të strukturave të mëdha me diametër më shumë se 10 metra dhe që shkojnë në 5 metra thellësi.

Ata rrethojnë vendbanimin antik të Mureve të Durringtonit, 3 km nga Stonehenge, i konsideruar si monumenti më misterioz megalitik i botës. Testet sugjerojnë se punimet në tokë janë neolitike dhe janë gërmuar më shumë se 4500 vjet më parë.