Lëmsh

Vrima e zezë që mund të “përpijë” gjithçka që i del para, shumë pranë Tokës

 

Astronomët kanë një kandidat të ri në “gjuetinë” për të gjetur vrimën e zezë më të afërt me Tokën. Kjo vrimë e zezë është rreth 1,000 vite dritë larg nga planeti ynë, ose rreth 9.5 mijë milionë kilometra në Yjesinë Telescopium.

Mund të duket sikur bëhet fjalë për një distancë shumë të madhe, por në shkallë të Universit, i bie që kjo vrimë e zezë të jetë goxha pranë nesh.