Lëmsh

Historia e soditjes së luleve në Japoni

Historia e soditjes së luleve në Japoni
Foto: Reuters

Miliona turistë vizitojnë çdo vit Japoninë për të parë lulëzimin e qershive. Por tradita e soditjes së luleve aty ka një traditë shekullore. Pren Domgjoni, po i shijon vetë këto pamje dhe na ka dërguar këtë shkrim.

Prej shekujsh lulëzimi i qershisë është një moment mjaft i rëndësishëm për japonezët. Në fillim ky moment konsiderohej se sillte lajmin e ardhjes së kohës për mbjelljen e orizit. Njerëzit besonin se brenda kësaj peme ekziston një "Kami" (Zot) dhe filluan t'i ofrojnë lutje. Më vonë kjo ceremoni u shoqërua me sake (pija tradicionale japoneze e bërë nga orizi).